Alejandro Kamano, agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez në një intervistë për “Tuttosport” ka zbuluar se në verë futbollisti pati një ofertë shumë të mirë nga Arabia, por që Lautaro as që donte ta dëgjonte. “Shumë e vërtetë përsa i përket ofertës. Zgjedhje e çuditshme që e refuzoi? Varet për kë. Nuk është për dikë që mban planin e jetës, ai ndjehet shumë mirë në klub dhe i vlerësuar. Të mos harrojmë të gjitha sukseset e zikaltërve. Dhe flasim për ekipin që është nën kampion i Evropës. Interi sot është në një seri të shkëlqyer rezultatesh. Dhe Lautaro, së bashku me shokët e skuadrës dhe trajnerin, ndjehet pjesë e këtij suksesi.”

A mund ta fitojë Martinez Topin e Artë?

“Do të ishte një gëzim i madh për të gjithë ata që duan ta shohin të lumtur, si dhe një njohje mbarëbotërore për të. Besoj se ai është në rrugën e duhur për të fituar Topin e Artë. Ai është një lojtar i kompletuar i cili shënon dhe asiston. Ai ka një teknikë të lakmueshme dhe është një punëtor i madh”, deklaroi Kamano