Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit për këtë 2022 dhe ata kanë rënë dakord që lojtari t’i bashkohet skuadrës në verë si galaktika e parë e Bernabeut të ri.

Megjithatë, nga Italia ata sigurojnë se Florentino Perez tashmë do të përpiqet të rekrutojë sulmuesin .

Sipas agjentit Giovanni Branchini, klubi i bardhë ka bërë një ofertë prej 50 milionë PSG-së për të marrë lojtarin në janar.

“Kjo varet nga PSG. Real Madrid dëshiron ta ketë Mbappen menjëherë dhe ka ofruar 50 milionë euro.

Nuk e di si do të shkojë . Sigurisht që më duket se iniciativa e Florentino Pérez meriton vëmendje, është një mesazh stabiliteti për sistemin.

Në fund të fundit është një turp për të gjithë që një lojtar i këtij niveli lëviz në verë në një transferim të lirë , “shpjegon Branchini.

Ai shton se nuk e di se çfarë do të bëjnë në Paris, por që me siguri do të nënshkruajnë me një yll të madh për ta zëvendësuar.

” Një verë e nxehtë me siguri do të vijë me Haaland, Harry Kane dhe Vlahovic në kryetitujt e lajmeve, ” thotë ai.