Marash Kumbulla ka hedhur pas krahve dëmtimin e rënd dhe është gati të debutoj me ekipin e Sassuolo-s. 

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Gianni Vitali, ka folur në mediat italiane për situatën e tij.

“Marashi ka rikuperuar formën e tij dhe mezi pret të futet në fushë për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar Sassuolon. Ai zgjodhi këtë destinacion sepse ishte i bindur për të kaluar te kjo skuadër. E përsëris, ai mezi pret të ndihmojë”, deklaroi Vitali, i cili e pranoi se Kumbulla është stërvitur fortë për të arritur formën maksimale për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

“Kumbulla e vendos gjithmonë skuadrën para vetes. Objektivi i parë është të ndihmojë Sassuolon të shpëtojë, ndërsa personalisht ai dëshiron të kthehet në fushë dhe të gjejë formën më të mirë edhe sepse në verë është Kampionati Evropian, një ngjarje e cila është veçanërisht e rëndësishme”, shtoi Vitali.

Lidhur me të ardhmen, agjenti i mbrojtësit shqiptar u shpreh se dera ë Romës është e hapur për të.

“Zgjedhja për të ardhur në Sassuolo ishte një zgjedhje sportive, në këtë moment duhet të mendojë për Sassuolo-n, objektivat e kësaj skuadre dhe për të bërë mirë me të. Më pas, ai është në pronësi të Romës, kjo nuk është sekret, ai ka një kontratë ende të gjatë. Ai ka lënë një derë të hapur që do të rihapet, por tani ai nuk po mendon se çfarë do të ndodhë me Romën gjatë rrugës. Ai është i fokusuar vetëm te Sassuolo”, tha Gianni Vitali.