ANGLI– Emri i koduar “ e bukura”. Por ngjarja është shumë serioze.
Përpara gjykatës së Preston në veri të Anglisë është duke nisur një proces vrasjeje i quajtur “Çështja Fiona Bone”.
Një ngjarje që është ndjekur shumë dhe ka krijuar shqetësim publik në vend.
Për këtë arsye janë mobilizuar të gjitha forcat e rendit, të cilat ruajnë godinën dhe dëshmitarët.
Por mes agjentëve, fotoreporteri i Afp, Andrew Yates, ka gjetur një më të veçantë.
Nuk dihet as emri, as mosha dhe as nga është kjo agjente e bukur e cila nuk duket shumë për shkak të veshjes së saj.
Por fotografia vë në dukje bukurinë me punën e vështirë që bën gruaja.