Modelja e njohur, Agnesa Vuthaj ka arritur të cojë suksesin e saj në javën e modës në New York. Ajo ka prezantuar koleksionin e saj të cantave për sezonin pranverë/verë 2018.
Miss-i shqiptar është bërë pjesë e ‘Flying Soho’, kompani që ka dizajnerë amerikanë dhe ndërkombëtarë.
“Kisha nderin e madh të shfaq linjën time të cantave në Javën e Modës në New York. Ndihem e nderuar dhe e emocionuar që ta ndaj këtë gjë me ju,” – ka shkruajtur ajo në Instagram.
Ndërkohë ka publikuar disa pamje të modeleve duke reklamuar cantat e saj, të cilat po bëhen të njohura në të gjithë botën.