Pas kampionatit Ansi Agolli fitoi dhe Kupën e Azerbajxhanit. Karabakh triumfoi në finalen e luajtur ndaj Gabalas duke zgjidhur gjithçka në pjesën e dytë, me Agollin që ishte sërish protagonist për klubin e tij. Karabak zgjidhi gjithcka në pjesën e dytë duke konfirmuar donminimin në futbollin azer. Golat e fitores për skuadrën e Karabakh u shënuan në minutën e 51-të nga Madatov, ndërsa në të 68-tën ishte Abbasov që dërgoi topin në rrjetën e tij.
Për skuadrën e Karabakh ky ishte suksesi i 3-të radhazi në Kupën e Azerbajxhanit, që i bashkangjitet dhe titullit të fituar pak javë më parë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, ndërsa dhe vjet falë një pasimi të tij skuadra e Karabakut arriti të mundë në finale Netfcin. Ky është një tjetër trofe i rëndësishëm i shtuar për mbrojtësin kuqezi që është një prej lojtarëve të huaj më të rëndësishëm e më të dashur në futbollin azer.