Një ngjarje tjetër e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se një person i seksit mashkull ka mbetur i plagosur me tre plumba, pas një konflikti që ka percipituar në përdorimin e armës.
Ngjarja është regjistruar në një pallat në lagjen nr.4, ku i plagosuri ishte banues dhe ku momentalisht ndodhet edhe drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita.
Më tepër detajet pritet të mësohen në vijim.





