Pas kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te bashkia e Tiranës, aty ku kanë protestuar prej më shumë se 14 javësh.

Edhe te godina e bashkisë, protestuesit nuk kanë kursyer hedhjen e molotovit, ku dritaret e institucionit u përfshinë nga zjarri. Policia e cila u vendos gardh para godinës, ndërhyri menjëherë në fikjen e zjarrit.

Protesta tashmë vijon para bashkisë së Tiranës.