18 janar 2015 –  Agron Doçi, 45 vjeç i lindur në Rubik dhe emigrant me leje të rregullt qëndrimi në qytezën e Kuintos (Quinto)-Trevizo ndërroi jetë në një aksident automobilistik. Makina Fiat Punto e drejtuar nga një italian 40 vjeçar, mik i Agronit, për shkak të mjegullës së dendur doli nga rruga në Noalese.

Megjithëse autoambulanca mbërriti në kohë rekord nuk ishte e mundur të shpëtohej jeta e Agronit. Miku i tij, me plagë e fraktura të shumta u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin Foncello.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/