Për deputetin e opozitës dhe kryetarin e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, opozita ka shansin më të mirë për të korrur rezultat befasues në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 përballë Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, si pasojë e rënies për shkak të pushtetit të madh dhe afatgjatë që ka akumuluar dhe skandaleve korruptive të vazhdueshme.
Në një intervistë për gazetën “SOT”, Duka shprehet se bashkimi i përkohshëm i Partisë Demokratike, e cila ndodhet në një krizë të madhe të brendshme lidershipi, mund të arrihet shumë lehtë, duke vendosur pikë së pari, daljen me kandidatë të përbashkët të të gjithë opozitës në zgjedhjet për 61 kryetarë të bashkive.
Duka u shpreh tejet optimist për suksesin e opozitës në Durrës, ku beson se kandidati i “Foltores”, Igli Cara mund të fitojë bashkinë, i favorizuar nga degradimi i pushtetit lokal dhe qendror të PS, por i ndihmuar dhe nga faktori numerik i votave të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën korruptive të inceneratorëve.
Sipas Dukës, këto vota të ish-ministrit socialist, mund t’u bashkohen votave të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në Durrës.
Për parashikimin e rezultatit në zgjedhjet e pushtetit vendor në 14 maj, Duka beson se opozita i ka të gjitha mundësitë dhe potencial për të siguruar një numër të konsiderueshëm bashkish, pa dhënë një shifër të saktë. Konfliktin e ashpër Sali Berisha-Enkelejd Alibeaj për lidershipin e PD, aleati i demokratëve e sheh si pengesë për fitoren e opozitës në 14 maj 2023.
Ai propozoi që palët në PD të lënë përkohësisht mosmarrëveshjet mes tyre dhe të mblidhen në një tryezë të përbashkët për organizimin e fushatës zgjedhore.
Megjithatë, kreu i partisë aleate të PD, dha një mesazh të qartë për dyshen Berisha-Alibeaj, që në rast se vazhdojnë konfliktin e tyre, atëherë duhet të tërhiqen dhe t’i hapin rrugë gjetjes së zgjidhjeve të bashkimit të partisë më të madhe opozitare dhe opozitës dhe ardhjes së saj në pushtet intervistë për gazetën “SOT”, Duka shprehet se bashkimi i përkohshëm i Partisë Demokratike, e cila ndodhet në një krizë të madhe të brendshme lidershipi, mund të arrihet shumë lehtë, duke vendosur pikë së pari, daljen me kandidatë të përbashkët të të gjithë opozitës në zgjedhjet për 61 kryetarë të bashkive.
Duka u shpreh tejet optimist për suksesin e opozitës në Durrës, ku beson se kandidati i “Foltores”, Igli Cara mund të fitojë bashkinë, i favorizuar nga degradimi i pushtetit lokal dhe qendror të PS, por i ndihmuar dhe nga faktori numerik i votave të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën korruptive të inceneratorëve.
Sipas Dukës, këto vota të ish-ministrit socialist, mund t’u bashkohen votave të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në Durrës.
Për parashikimin e rezultatit në zgjedhjet e pushtetit vendor në 14 maj, Duka beson se opozita i ka të gjitha mundësitë dhe potencial për të siguruar një numër të konsiderueshëm bashkish, pa dhënë një shifër të saktë.
Konfliktin e ashpër Sali Berisha-Enkelejd Alibeaj për lidershipin e PD, aleati i demokratëve e sheh si pengesë për fitoren e opozitës në 14 maj 2023. Ai propozoi që palët në PD të lënë përkohësisht mosmarrëveshjet mes tyre dhe të mblidhen në një tryezë të përbashkët për organizimin e fushatës zgjedhore.
Megjithatë, kreu i partisë aleate të PD, dha një mesazh të qartë për dyshen Berisha-Alibeaj, që në rast se vazhdojnë konfliktin e tyre, atëherë duhet të tërhiqen dhe t’i hapin rrugë gjetjes së zgjidhjeve të bashkimit të partisë më të madhe opozitare dhe opozitës dhe ardhjes së saj në pushtet.