Dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve.

Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.

 “Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”

Ndërkohë Basha dhe Rama vijojnë të bëjnë ping-pong mes tyre sa i takon ofertës 'McAllister +'.