Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka bërë të ditura synimet e tij se sa deputetë pretendon që të marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Gjatë një prononcimi për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Agron Duka u shpreh se synon që PAA të marrë 3-4 deputetë pa asnjë koalicion.
Nëse do të jenë në koalicion me parti të tjera, Duka tha se partia e tij synon deri në 7 deputetë.





