Kreu i PAA-së Agron Duka bën me dije se nuk do të garojë në zgjedhjet për kryebashkiak të Durrësit. Vendimi i Dukës vjen pasi emri i tij u propozua nga anëtarësia e degës lokale të PD-së Durrës, për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

Duka shpjegon se duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është i detyruar t’i përkushtohet fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. “Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare”, shkruan ai në një status në rrjetet sociale, teksa i jep premtimin çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi i tij do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie.

Nga ana tjetër, Duka thotë se ai personalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesin zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

POSTIMI I PLOTË