Të gjithë që banojnë në Durrës, i kanë parë së fundmi ndryshimet që po ndodhin në qytet: duke nisur që nga zgjerimi i trotuarëve, për të cilat ka pasur ankesa të mëdha, si dhe shkulja e prerja e disa pemëve.
Këtë gjendje e ka komentuar dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili shprehet shkurt e qartë me dy fjalë se Durrësi është bërë vajmedet.
“Durrës, shkul pemë e mbill beton! Vajmedet…”, shkruan Duka krahas publikimit të këtyre pamjeve.





