Kreu i PAA-së, Agron Duka, në një status në Facebook ironizon qeverisë e cila vitin e kaluar e pati shpallur “Viti i Skënderbeut”. Duke iu referuar auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka zbuluar 1.7 miliardë euro në financat e shtetit vetëm vitin e kaluar, Duka e quan vitin 2018 "viti i babëzisë".
“Këto fakte dëshmojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë e thellë në menaxhimin e gjësë publike, por edhe hipokrizinë e retorikës së timonit dhe tepsisë. Edhe pse janë të vetëm në pushtet, po prodhojnë më shumë dëme ekonomike dhe financiare; edhe pse janë të vetëm në pushtet, nuk po çojnë për skrap tepsinë, por Shqipërinë”,– shkruan Duka.
Postimi i plotë i Agron Dukës:






