Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës nga foltorja e Kuvendit, t’i hapë rrugë qeverisë teknike.
“Unë besoj se PS është aset kombëtar, edhe pse jeni kundërshtarët e mi, por jam një individ përball zërave publikë që kërkojnë që e gjithë trupa politike të hetohet me lidhje me krimin e organizuar. Ata pyesin kush jeni ju, PS që duhet të ishte socialiste me shqiptarët, apo organizatë e lidhur me banditët, partia që matet me kundërshtarët, apo ajo që pret agimit të fitores pas natës së errët me kërcënime.
Jeni partia e gjuhës politike apo e ajo e miqve të enkrochatit. Dridheni ditën të flini natën, partia që djeg plehrat, apo inceneratori që djeg paratë. Jetojmë në një moment ku gjithsecili bën një sakrificë, dikush bindet, disa dorëzohen, të tjerë pranojnë kërcënimin. Sot është dita e ftesës, tjetra do jetë disa e pendesës, e vetmja që ka hequr dorë nga sakrifica është partia Socialiste. Më e lehta, të ikë të hapë rrugë qeverisë teknike.
Kjo është qeveria e mafias që shtrëngon qeverinë politike. Populli ka mbi krye dy qeveri, derivati i njëra-tjetrës. Kjo është rrëshqitje historike, një populli ndaluar të zgjedhë, zgjedhë të ikë. Opozitës i tunden prangat, krimit i serviret në tabaka çdo gjë. Nuk kam pasur respekt për Arben Ahmetajn, nuk kam pasur as tani, por ndoshta falë disa cilësive u bë nr. dy i qeverisë së Ramës. Për çdo deklaratë të tij, Rama ka detyrimin të marrë përgjegjësi”,-u shpreh Gjekmarkaj.