Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij, si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës.

Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter.

Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !”Ah pse smu ankove njeher moj zemer,ah!!! Ike moter,ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt ! Me fal por smunda ! Qofsh e Zotit,e parajses sic vet zemren kishe!”, ka shkruar aktori krahas fotos.