I ftuar në “Thumb”, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar”, Agron Llakaj ka pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike, por nuk do ta provonte asnjëherë më.
Dhe kjo, sipas tij, sepse humbiste karakteri: “Një herë që provova botoksin, nuk më njohën dhe nuk e provoj më"– pranon Llakaj para Fatmës dhe Aulonës: “Po, e kam provuar. Rrudhat e ballit dhe disa pickime për rrudhat e syve.
I gjithë problemi është që, nga natyra e profesionit, humbiste karakteri. Ta supozojmë, të luash Berishën: në momentin kur Berisha vrenjtet, nuk krijohej ky korridori këtu (në ballë), humbiste karakteri, nuk ishte i vërtetë, ishe i pabesueshëm.
Dhe prej atij momenti thashë: Agron, prano realitetin ashtu siҫ është, edhe pse arti të detyron të bësh edhe gjëra jashtë natyrës së tij” – sqaron aktori i humorit.
Por e gjitha kjo, shton Agroni, nuk ka të bëjë me homoseksualizmin: “Por kjo që kam provuar unë nuk ka lidhje me homoseksualizmin, mos e ngatërroni…