Kreu i Mundësia, Agron Shehaj ka shpërthyer me tona të ashpra ndaj maxhorancës dhe opozitës.

Shehaj theksoi se maxhoranca dhe opozita, kanë rënë dakord për reformën zgjedhore me synimin për të shuar partitë e reja.

“Komisioni për reformën zgjedhore ka një qëllim të vetëm të vrasë partitë e reja. Të vrasë alternativat në këtë vend. Të vrasë demokracinë. Unë nuk e kuptoj se si maxhoranca dhe opozita bëhen bashkë. Dhe papritur ngrenë një komisioni pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur së bashku, do vijoni të vidhni. Dhe ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm. Vijoni bini dakrd për të vjedhur bashkë.”, tha Shehaj.