Deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar nga grupimi i demokratëve që udhëhiqen nga Rithemelimi i Berishës, ka prezantuar themelimin e forcës më të re politike në vend ‘Mundësia’. Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua Konventa Themeluese gjatë të cilës Agron Shehaj tha se ky grup i ri politik do të kthejë shpresën tek shqiptarët dhe do të përfaqësojë një forcë politike evropiane dhe me veprimtari konkrete në terren.

Gjatë fjalës së tij deputeti Shehaj u shpreh se partia që ai përfaqëson do ti jap një mundësi të re të gjithëve. Për më tepër Shehaj theksoj se kjo lëvizje e re politike nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë kanë parë shqiptarët në 30 vite.

Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një mundësi e re, nga një parti demokratike, partia mundësia është shtëpia juaj. Vendosim të mos prisnim më, të krijonim një lëvizje politike që nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kemi parë 30 vjet në Shqipëri. Ishte një tur i jashtëzakonshëm dhe dëgjuam qytetarët në çdo qytet. Partia Mundësia ka si qëllim ti japi mundësi të gjithë jo vetëm pakicave. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë por është vendimi i duhur”, u shpreh Shehaj.

Deputeti Shehaj theksoi gjithashtu se e pret një punë e madhe dhe e vështirë por në fund do të kemi një qeveri jo të korruptuar.

Na pret një punë e madhe kjo që po bëjmë mund ta bëjmë vetëm ne, nëse duam që pas 30 vjetësh Shqipëria të mos jetë vendi më i varfër në Evropë duhet bërë. Jam i bindur që do ja dalim të kemi një qeveri të pa korruptuar. Askush nuk mund të vendos nëse ne do ja dalim apo jo, të na pengojë për ti dhënë fëmijëve tanë një jetë më të mirë.  Sot si dje suksesi i secili vendoset nga pushteti, të afërmit e tyre kanë kapur ekonominë, kanë kapur pasurit. Ata morën nën kontroll tregun nëpërmjet monopoleve, Shqipëria ishte një vend pa ndërtime dhe pasi u hap tregu edhe tokën e pronareve legjitim e morën ata”, tha Agron Shehaj.