9 shkurt 2015 –  Pasditen e së premtes, më 6 shkurt 2015 policia e Umbertide-s një qytezë afër Peruxhias arrestoi në flagrancë Agron Shurbin, i datëlindjes 1979.

Policia bllokoi makinën Peugeot 206, me të cilën po udhëtonte Agroni dhe gjatë kontrollit të makinës u gjetën 46 gramë kokainë, 4 celularë me gjashtë skeda SIM si edhe 1 200 euro kesh, që dyshohet se janë fryt i shitjes së kokainës.

Pas arrestimit, Agroni u dërgua në Burgun Cappane. Pozita e tij vështirësohet për shkak të disa precedentëve penalë për drogë, për shkelje të ligjit mbi emigracionin, si edhe për plagosje të rëndë të shkaktuar në vitin 2009 gjatë një sherri, ku Agroni ishte përfshirë bashkë me të vëllanë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/