Një festë e madhe me shumë muzikë, alegri dhe të ftuar është mbajtur tek Vinea resort & spa me rastin e 1-vjetorit të hapjes.
Agroturizmi në pronësi të deputetit Lefter Koka ka mbushur plot një vit që është në treg dhe është kthyer në një destinacion të këndshëm për kalimin e fundjavave apo disa ditë pushime, por edhe për të konsumuar një vakt në shoqëri të mirë apo organizuar një festë a ceremoni familjare.
“Faleminderit që morët pjesë në Ditëlindjen tonë të parë
Nëse sheh veten në video komento , nëse sheh mikun tënd bëji tag”,– shkruhet në postimin në rrjete sociale të agroturizmit të njohur.
1-vjetori është kthyer në një festë të vërtetë të zhvilluar në mjedis të hapur, ndërsa në videon e postuar në rrjete sociale shihet qartë se menuja ka qenë vërtet spceciale, ndërsa atmosfera është ndezur në çdo cep të resortit.
Faleminderit që morët pjesë në Ditëlindjen tonë të parë Nëse sheh veten në video komento , nëse sheh mikun tënd bëji tagg #vinea1vjec #vineamoments #happybirthdaytous
Posted by Vinea Resort&Spa on Sunday, August 23, 2020





