Ndarja e parakoshme nga jeta e aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti ka pikëlluar kolegët turq.
Përmes postimeve në rrjete sociale, artistët turq kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar, i cili nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19.
“O shqiptari im, miku im i vjetër dhe i çmuar. Më thoje gjithmonë se ne jemi si dy male, prandaj jemi të palëvizshëm. Na dogje se brendshmi.”, shkruan artistja turke me origjinë shqiptare Demet Evgar.
“Oh zemër … Do të më marrë malli shumë!”, shkruan aktorja Hazal Kaya.
Një mesazh vjen edhe nga aktori Bulent Şaprak: “Ah, shqiptar i madh. Le të vazhdojë revolucioni jot.”
“Le të jetë hapësira juaj një parajsë, vëlla i dashur”, shkruan Tolga Tekin.
“Gjithmonë e kam pasur zili aktrimin tuaj, kam dashur të luajmë së bashku, nuk isha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tuaj, i dërgoj ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Unë jam shumë i trishtuar.”, shkruan Celil Nalcakan.
“I dashuri im Luran … Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni.”, shkruan Ceyda Ates.
“Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid të mori nga ne. Familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës, vëllai im …”, shkruan Levent Sulun.
“Oh, zemër, o djalë shqiptar, fli i qetë.”, shkruan Veda Yurtsever.
“Zemra ime është copëtuar me këtë lajm …”, shkruan Gonca Vuslater.





