Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur ditën e sotme në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë edhe për një nga vendimet e marra ditën e sotme në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ndër të tjera Ahmetaj tha se financimet pë rikonstruksionin vazhdojnë.

 “Ka një seri institucionesh publike të dëmtuara nga tërmeti. Sot kemi futur në rindërtim institucion e policisë shkencore. Vazhdojmë të financojmë rikontruskionin në Kavajë dhe Durrës. Në Durrës bashkia pas vlerësimeve që bëhen nga instituti i ndërtimit ka kërkuar një financim në vazhdim këtë vit. Sot kemi marrë vendim edhe për shkollat. Tashmë pasi kemi zgjidhur problematikat në qytetet e mëdha, po vazhdojmë me shkolla më të vogla. Procesi i rindërtimit tashmë është në një fazë të avancuar”, deklaroi zv/kryeministri.