Në ndeshjen miqësore me Ferronikelin ekipi i Teutës provoi të gjithë lojtarët e grumbulluar, madje Ahmataj u dha mundësinë dhe disa lojtarëve të U19. Për tranjerin elbasanas skuadra vinte pas një ngarkese gjatë kësaj fazë përgatitore. Ai shton se me disa lojtarë ishte i kënaqur me paraqitjen e bërë, ndërsa me një pjesë të tyre ka rezerva për atë çfarë dhanë në fushë. Ahmataj gjithashtu shtoi se skuadra do të kompletohet gjatë qëndrimit në Austri ku dhe do të vazhdoje fazën përgatitore për 11 ditë.

“Miqësorja me Ferronikelin e Kosovës ishte një ndeshje që na shërbeu për të parë gjendjen e lojtarëve, më një pjesë jam i kënaqur ndërsa me disa kam rezerva për atë çfarë dhanë në fushë. Ekipi vjen me ngarkesë fizike dhe kjo duhet kuptuar që djemtë kanë punuar shumë këto ditë që jemi grumbulluar. Unë aktivizova të gjithë ekipin, si dhe disa prej lojtarëve të U19 duku u dhënë mundësi të gjithëve. Raboshta luajti në atë takim por u aktivizua për të marrë minuta dhe jo për ta testuar ai kishte vetëm dy ditë me ne, dhe qëllimi i aktivizimit ishte vetëm të luante.

Sa i përket merkatos dua të shtoj që ekipi ynë do të kompletohet në Austri, pra do të kemi përforcime në të gjitha repartet për të formuar një grup sa më të fortë dhe konkurrues. Kemi pistat tona po vëzhgojmë disa lojtarë, po shikojmë elementë cilësorë që do ti shërbejnë ekipit për Evropë por dhe për fillimin e sezonit. Jemi të bindur që do të krijojmë një ekip të fortë, duke u bazuar dhe tek bërthama që kemi. Skuadra me 16 niset për në Austri ku dhe do të qëndrojmë për 11 ditë dhe gjatë qëndrimit tonë atje do të ketë dhe lëvizje në merkato për të plotësuar grupin”- ka mbyllur bisedën e tij trajneri i durrsakëve Ahamataj.