Drejtuesi i SPAK Altin Dumani po zhvillon sot një takim me gazetarët për çështjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe jo vetëm.
Dumani ka deklaruar se “ka procedime në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorët dhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3 po verifikohen”.
Më tej ai ka theksuar se ”janë në pritje të përgjigjies nga autoritetet zvicerane për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit.”
Kujtojmë se Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej thuajse një viti, sa i takon aferës së inceneratorëve.