Zv.kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht dhe ministri i Rindërtimi sëbashku me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca të shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, kanë inaguruar Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe kopshtin “Ismet Nanushi” , të rindërtuara pas tërmetit të 2019.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako shkruan se kjo shkollë është rindërtuar me kushte bashkëkohore mësimdhënie e me standarte evropiane.

“Kjo shkollë është pjesë e Programit EU4Schools, me financim nga Bashkimi Europian dhe zbatim nga UNDP.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe Ambasadorin e BE Luigi Soreca në Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe kopshtin “Ismet Nanushi” e cila është gati të hapë dyert për 810 nxënës, 120 fëmijë dhe 40 mësues.

Kjo shkollë e re me kushte bashkëkohore mësimdhënie e me standarte evropiane që i shtohet Durrësit ka 27 klasa të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm si dhe 4 klasa kopshti, 6 laboratorë, 2 biblioteka, 1 sallë multifunksionale, terren sportiv, palestër, kënd lojërash.

Kjo shkollë është pjesë e Programit #EU4Schools, me financim nga Bashkimi Europian dhe zbatim nga UNDP.