Tiranë, 2 maj 2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj, deklaroi të premten se ekonomia shqiptare po shfaq shenjat e para të rritjes.
Në një konferencë për shtyp në krah të ambasadorit italian në Tiranë, Massimo Gaiani, ministri Ahmetaj theksoi se kjo rritje është ende modeste dhe e pakonsoliduar, por theksoi ai, shejnat e para po shihen tek rritja e eksporteve, importeve dhe tek të ardhurat.
Këto, sipas tij, janë shenja të drejtpërdrejta të rritjes ekonomike që tregojnë se përpjekja e qeverisë shqiptare dhe donatorëve, përshfirë edhe Italinë, po funksionon.
Ministri vuri në dukje se qeveria po ndërmerr një sërë masash për përmirësimin e klimës së biznesit me qëllim tërheqjen e sa më shumë investitorëve të huaj në vend.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





