Në një konferencë për mediat, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi këtë të premte se qeveria ka kaluar fondin limit prej 8.7 miliardë lekësh që do të japë mundësinë që të nisë rindërtimi i 3400 shtëpive të para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ahmetaj bëri të ditur se shifrat do t’i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa tha se nga java e ardhshme shpallet gara ndërkombëtare pë rindërtimin e banesave dhe u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë.
“Jemi gati të nisim në terren nga puna për rindërtimin e 3400 shtëpive të para individuale, të cilat do të financohen nga fondi i rindërtimit. Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej 8.7 miliardë lekësh, ose rreth 73 milionë euro, që do t’i kalojnë njësive zbatuese Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës. Efekti financiar përballohet nga fondi për rindërtimin i miratuar nga buxheti 2020 dhe do të shpjegohet si më poshtë. Do të ketë një fond për banesat private individuale. Janë rreth 2500 shtëpi banesa individuale që do të ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të tipologjisë 1+1, 1+2 dhe 1+3. Për Bashkinë e Tiranës fondi është në masën 2.2 miliardë lekë dhe i alokohet në të njëjtën formë teknike financiare si tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Do të bejmë njoftime publike në baze te ligjit por dhe njoftime ne Financial Times për kompanite nderkombetare qe duan të marrin pjesë në rindërtimin e banesave. Vleresimi i thelluar po vazhdon sipas parashikimit. Instituti i Ndërtimit përfundon procesin më 31 mars dhe Bashkia e Tiranës me 23 prill. Rindërtimi do të kryhet me standardin më të lartë, banesat do të jenë rezistente ndaj tërmeteve mbi 9 ballë, dhe do të ketë nje teknologji qe kursen energji deri ne 30%. Ne jemi angazhuar sikurse dhe kryeministri e ka deklaruar se rreth 4000 familje me 31 dhjetor 2020-2021 so ta festojnë vitin e ri në shtepitë e tyre te reja sipas modeleve qe kemi prezantuar. Dua te ndaj me qytetaret qe megjithese eshte nje program unik, jemi te bindur qe po bejme gjene e duhur per qytetaret shqiptarë. Rindërtimi ka hyrë në një fazë të re, hapat konkretë, dhe brenda këtij viti do hapen kantieret e ndërtimit në Durrës, Tiranë, Thumanë, Lezhë dhe në çdo vend që është prekur nga tërmeti.”





