Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat ditën e sotme u pyet nga gazetarët lidhur me akuzat e gritura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Ndërsa u shpreh se nuk komenton çështje të cilat janë nën hetim, Balla tha se duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
Po ashtu, Balla tha se se kuvendi e ka paraqitur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, me materialin e plotë të Komisionit Hetimor parlamentar.
“Mendoj që duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Në fund të fundit, edhe media është një pushtet në demorkaci, jo më kot quhet pushteti i katërt, por edhe pushteti i medias nuk është i pakufizuar në kuptimin që, sa kohë nuk ndikon në pavarësinë e një institucioni tjetër.Unë ju thashë, pozicioni ynë për këtë çështje, është në një material shumë të plotë që janë gjetjet e Komisionit Hetimor parlamentar. Ne nuk komentojmë dhe nuk duhet të komentojmë asnjëherë çështjet të cilat janë nën hetim”, theksoi ai.