TIRANE, 04 mars 2013– Tre ligje të rëndësishme pritet të miratohet gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit. Privatizimi i katër HEC-eve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëza dhe Shkopeti, Lotaria Kombëtare por edhe referendumi për 3 ligjet e integrimit pritet të ngjallin debate mes palëvë. 

Në nisje të seancës kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho, prezantoi kontratën e shitjes së 4-HECE-ve duke thënë se privatizimi i tyre i jep zhvillim dinamik ekonomisë. 

Ai tha se, çmimi i ofruar për shitjen e tyre është i larti. “Çmimi i shitjes se 4 HEC-eve 110 milion euro”, shtoi Spaho. Në kundërpërgjigje deputeti I PS-së Arben Ahmetaj u shpreh se kjo nuk është shitje, por grabitje e pronës shtetërore. 

4 HEC-ET, AHMETAJ: KUVENDI FUNERAL PRONËS PUBLIKE

Në nisje të fjalës së tij, deputeti Arben Ahmetaj tha se sot po zhvillohet funerali i një pasure kombëtare, sic janë 4 HEC-et që sipas tij po shiten për të financuar fushatën elektorale. 

“Sot po i bëhet Funeral pronës publike. Katër HEC-et janë pasuri e rëndësishme kombëtare që prodhojnë 400 milion kilovat/orë HEC-et janë pasuri publike të KESH dhe janë në gjendje shumë të mirë pune, furnizojnë qytetarët shqiptarë me energji me një cmim shumë të ulët, janë pjesa më e mirë e të gjithë shtyllës vertebrale elektro-energjetike”, tha Ahmetaj. 

Ahmetaj shtoi më tej se, privatizimi bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit, e për të shpenzuar të ardhurat e këtij privatizimi në fushatë, “prandaj po e shisni me gjysmën e çmimit”, nënvizoi ai. 

“Duan të harxhojnë paratë e qytetarëve në fushatën elektorale. Këto 4 hidrocentrale kanë shumë rëndësi për bilancin tonë energjetik. Jeni duke i shkaktuar një dëm 30 mln euro në vit buxhetit të shtetit. Sepse nesër KESH do detyrohet të shkojë tek Kurum për t’ja blejë energjinë me cmim më të lartë. Kjo s’është politikë, por grabitje. Ne do tja kthejmë në duar publikut shqiptar këtë pasuri pas 23 qershorit”, tha ai më tej. 

Privatizimi i katër HEC-eve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëza dhe Shkopeti, Lotaria Kombëtare por edhe referendumi për 3 ligjet e integrimit pritet të ngjallin debate mes palëvë. 

HAXHINASTO: PROCESI TRANSPARENT

Ministri i METE, Edmond Haxhinasto si replikë duke sqaruar gjithë procesin hodhi poshtë akuzat e opozitës teksa tha se procesi i privatizimit parashikohet edhe në strategjinë e PS. 

“Do përgjigjem për shumë të pavërteta që u thanë. Së pari sot diskutojmë për ratifikimin e një procesi, jo për vet ligjin për të privatizuar pasi ai ka 2 vjet që ka kaluar. Së dyti sa u takojnë dokumentave të politikave të privatizimit. Është edhe në strategjinë e PS ku thuhet qartë se pas privatizimit të sektorit të energjisë elektrike do kalohet në liberalizimin e sistemit. 

Madje thuhet edhe në marrëveshjen e BE. Pra është vazhdimësi e qartë e politikave të filluara prej jush dhe është në vijim të privatizimeve në vitin 200-2005 ku u dhanë 
koncesion 31 HEC dhe u shitën 15. Pse është e nevojshme. I nevojitet buxhetit të shtetit, që është i gjithë shqiptarëve, dhe nga privatizimet përfitojnë gjithë shqiptarët për shkolla spitale rrugë etj., 

Nga pikëpamja strategjike rëndësia e këtyre HEC-eve ka rënë, pasi po ndërtohen shumë të tjera, me kapacitet shumë më të larta. Sa i takon çmimit që ju flisni, ai është mbi mesataren e shitjes së HEC të ngjashme. Çmimi mesatar është 1.4 milion euro për megavat. Sa i takon transparencës, është krejtësisht e plotë. Sa i takon punësimit është pjesë e marrëveshjes, që i gjithë detyrimi për të mbajtur në punë punëtorët është pjesë e saj”, tha Haxhinasto. 

BRACE: BERISHA INJORANT, KUJTON SE PO SHET DOMATE ME SHUMICË

Deputeti socialist Erjon Brace nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër kryeministrin Berisha duke e akuzuar se po shet pasurit kombëtare të vendit për interesa personale dhe klienteliste. 

“Atdheu privat i Berishës vijon të zëvendësojë atdheun kombëtar. Ndaj ai nuk është këtu. Kjo është java e fundit e shitjes së interesit kombëtar. Privatizimi i 4 HEC është privatizimi i dytë më i madh. I pari privatizimi i sistemit të energjisë. Me këtë privatizim ka ndodhur gjithçka. Privatizimi me garante të forta për blerësi, n por jo për publikun. Të gjitha të kryera nga qeveria e Berishës dhe ministria e Ekonomisë, po kuvendi, ai nuk di gjë nuk ka marrë vesh në këtë proces asgjë. 80 % e deputetëve nuk e njohin përmbajtjen e marrëveshjes që do firmosin sot. Kuvendi është kthyer në lavatrice që lan e shplan marrëveshje të korruptuara në shitje të atdheut. Paratë bëjnë çudira në vend, që e kanë zhbërë kryeministrin në një pazarçi. Ministria sapo tha se ky ishte absurd, kush ishte ministri para jush, kryeministri i vendit? Si mund të thoni këtë për kryeministrin e vendit. Nuk është absurd, por standard. Privatizimi nën çmin, kryeministri po privatizon për të përfituar jo për të dalë nga kriza. 2 muaj më parë kryeministri i detyroi shitjen e Lana Bregasit, tek një kompani private. Tani po shet vetëm për 1.4 milionë euro për megavat. Rrezikohet me 3 herë rritja e çmimit të energjisë. Ky injorant kujton se po shet domate me shumicë. Unë dua ta pyes kush po i merr 100 milionë euro kryeministër”, tha Brace.