Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend u shpreh se FMN-ja konfirmoi ringritjen e ekonomisë shqiptare pas tërmetit dhe pandemisë.

Gjithashtu tha se patronazhistët janë pjesë dhe “zemrat e zjarrta” të Partisë Socialiste dhe prej tyre do të vijë dhe fitorja në mandatin e katërt.

“Varfëria është relative. Vini këtu e bëni fjali me apologjizma, nuk thoni asgjë, bëni diskutim për çmimet. Më pas çfarë thotë FMN, që e përballuan krizën për shkak të mirëmenaxhimit. Vini këtu dhe përfaqësoni ato zemrat e zjarrta që nuk iu votuan, ato që iu sollën në opozitë për shkak të njëjtave arsye. Ato fjalë kur i nxjerr nga goja duhet t’i presësh mbrapsht. Fjalët janë jo dinjitoze, për askënd. Kërcënuat patronazhistët, t’i vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë të gjitha instrumenteve që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt. Sa i përket krizës energjetike, nuk duhet të flisni. Edhe një koment për ju që merreni me ekonominë.”, u shpre Ahmetaj.