Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar televizionin kombëtar “Top Channel” se është “përlyer” në aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu Ahmetaj tha se pronarja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha dhe Karlo Bolino i “Report Tv” kanë marrë miliona nga inceneratorët dhe SPAK nuk i heton.

“Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca.

I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, cdo lajm episodik që del për mua , Report tv dhe Top Channel me vrap më sulmon, sepse paguhen nga incneratorët.

Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratoraëve. Nuk ka incenerator. Media e përfshirë. Kam thënë që ka një strukturë gjysmë të përfshirë, ku është politika dhe media.

A doli Top Channel?

Pse nuk flet Vjollca Hoxha për Eco Parkun? Pse nuk flasin, të dalin e të japin llogari. Kur del diçka për mua, Carlo dhe Top Channel del e flet pë rmua. Dalin e më godasin mua. Unë skam gjë me Habilajn, se ai është përdorur nga media”, tha Ahmetaj.