Tiranë, 1 mars 2014– Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë e Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka përshëndetur marrëveshjen me FMN, të arritur një ditë më parë. Ahmetaj e ka cilësuar marrëveshjen tepër të rëndësishme dhe sipas tij nënshkrimi i saj dëshmon se qeveria po bën realitet premtimet e saj. “Do punojmë për të tërhequr investitorët e huaj dhe puna për rimëkëmbjen e ekonomisë sapo ka nisur. Do përmirësojmë klimën e biznesit"- tha Ahmetaj.
Më tej, ministri theksoi se qeveria do të jetë e angazhuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. “I falënderoj sipërmarrësit për besimin tek reformat e qeverisë. Rilindja e ekonomisë sapo ka nisur. Qeveria po bën gjithçka për rimëkëmbjen e ekonomisë”.
Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi mbrëmjen e së premtes kredinë prej 330 milion euro për Shqipërinë, duke vënë në zbatim marrëveshjen tre vjeçare të bashkëpunimit me vendin tonë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





