Në një intervistë televizive gazetari Bledi Koka ka deklaruar se në SPAK ka dhe “spiunë”, që dekonspirojnë operacione të institucionit të drejtësisë.

Ai tha se dosja e Ahmetajt është një shembull i këtij rasti, dhe se ai është njoftuar 3 ditë para se të arratisej.

“Jam një njeri që SPAK duhet t’i japë ato kredite që duhet dhe që ka bërë deri më sot. SPAK edhe me vendimin e sotëm, për të hetuar koncesionin e check up-it, një vendim që duhet përshëndetur, sigurisht që SPAK ka problemet e veta. Sigurisht që SPAK ka spiunët e vetë që informacionet e dosjeve ua çojnë të interesuarve, siç ishte rasti i arratisjes së Arben Ahmetajt. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur”, tha gazetari Koka.