Për shumë nëna, momenti kur ata shohin fëmijën e tyre të parë pas lindjes ndiejnë një kënaqësi dhe dashuri të madhe por kur Machin Charlene pa djalin e saj pa një pjesë të fytyrës, ky ishte një momet i vështirë dhe i frikshëm. 

33-vjeçarja kishte lindur binjakë, dy djem Oliver dhe Harry, por mjekët zbuluan se vogëlushi Harry kishte lindur me deformime të fytyrës.

Edhe pse atij i mungon një sy, një vrimë e hundës, vetulla dhe veshi i majtë, fëmija ka zhvillim të njëjtë me vëllain e tij.

Për vëllanë binjak dhe prindërit kjo nuk ka asnjë rëndësi pasi ata e duan njësoj. 

Dashuria shikon me zemër dhe jo me sy! E kur bëhet fjalë për njerëz të gjakut, shprehja padyshim merr tjetër vlerë.