Mediat në Kosovë kanë publikuar disa mesazhe ofenduese në ‘Viber’ në adresë të deputetes së Vetëvendosjes Albin Kurti.

Në bisedën e kryer mes një grupi të anëtarëve të Vetëvendosjes, ndër të tjera deputetja Aida Dërguti ka ofenduar kolegun e saj Kurti.

Dardan Molliqaj shkruan në grup se deputeten Donika Kadaj Bujupi e kanë arrestuar prapë, ndërsa Aida Dërguti pyet: “E atë m*tin?”.

Biseda i referohet arrestimit të 3 deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, për shkak të trazirave në Kuvend. Por pasi ndaj tyre gjykata vendosi arrest shtëpiak ata e thyen duke u arrestuar sërish nga policia.