Ka vijuar edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”.

Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokates së Altin Ndocit, në lidhje me atentatin që i është bërë.

I penduari i drejtësisë ka deklaruar se dëshmitë i ka dhënë në spitalin e burgut, por sqaroi se personat që qëlluan ndaj tij, nuk i kishte dalluar, ndërsa the se shoferi i ngjau me Talo Çelën.

“Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela”, tha ai.

Edhe pak dite me pare, nuredin Dumani rrefeu se si kishte vrarë shokun e ngushtë të tij, Dorian Shkozën, se si ishte gëzuar që ishte vrarë shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj, se si bleu në qendër të Tiranës telefonin e enkriptuar ‘Covid 19’, etj., një bashkudhëtar krimesh e vrasjesh ka tronditur po aq.

Dumani i tha gjykatës se “kur dola nga burgu, fola me Festim Qolin për një shef policie që më kishte rrahur por pasi e mora vesh që ishte vrarë i thashë Festes se e kishte zënë haku i tij se ia kishte bërë me të padrejtë”.

DËSHMIA NË GJYQ ME 20 MARS

“Henrik Hoxhajn e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati nr 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim”, rrëfeu Dumani historinë me ish-komisarin e ndjerë dhe njohjen me Hoxhën.

“Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim, sepse ai ishte tapë. Herën e dytë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte kohë Covidi”, tregon i penduari i drejtësisë.

Dëshmia e tij shkaktoi irritimin e të pandehurit Enver Diva, që e kundërshtoi ashpër nga kafazi.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.