Rënia e 13-vjeçares shqiptare nga pallati 7-katësh në Itali po hetohet si rast i dyshimtë, duke përjashtuar mundësinë e një aksidenti.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa adoleshentë, përfshirë një djalë 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm gjatë momentit tragjik.

Sipas mediave italiane, vajza mund të ketë pasur një lidhje që ndoshta ka dashur të përfundojë. 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat, por më pas është lënë i lirë.

Sipas gazetës “Libertà di Piacenza”, dyshohet se vajza është hedhur qëllimisht. Trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia, ku pritet të kryhet autopsia në fillim të javës.

Miqtë e saj kanë deklaruar se ajo nuk shfaqte sjellje problematike dhe po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj.