Pas propozimit të Aida Hajnajt, zëvendësdrejtoren e Policisë së Shtetit, për kryetare të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vjen një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane thekson se ky është një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit FBI dërgon emrin për Aida Hajnaj për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur gur bëhet mur”, shkruhet në postimin e Kim.