Pak muaj më parë u aludua se Renne nuk ishte e vetmja vajzë që Robert Berisha kishte. Sipas medieve kosovare, Aida, nëna e Arona Roberta Ademi Berishës, ka kërkuar që Roberti të takojë vajzën e tyre, dhe kjo gjë jo për para, po për dashurinë e munguar tek e bija.
Gjithashtu Aida akuzon Norën, e cila sipas saj nuk e lejon Robertin të takojë vajzën e tij. “Nuk po e bëj për para, po vetëm për drejtësi, pasi vajzës sime nuk po i lejohet të takojë babanë e saj, sepse Nora nuk pranon. Nuk dua t’i bëj keq Robit e Norës, thjesht kërkoj që dhe vajza ime të mos vuajë, ngaqë i mungon babai, pasi dhe ajo ka të drejtën të shohë prindin e saj” – mësohet të ketë thënë Aida, e cila vazhdon të këmbëngulë që Roberti të pranojë atësinë dhe të takojë të bijën.
Edhe pse është publikuar në thuaje të gjitha mediat onlie, kjo histori nuk është qartësuar ende, pasi ka qenë vetë Roberiti i cili ka deklaruar se Renne është vajza e tij e vetme.