TIRANE, 17 mars 2013 – Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi në qarqet mediatike. Pas angazhimit të autores dhe prezantueses së emisionit “Njerëz të Humbur” në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të gjithë kanë filluar ta përflasin emrin e saj si një prej kandidaturave të mundshme të çamëve në këto zgjedhje.
Vetë Shtino, e kontaktuar nga Bluetooth, është shprehur e habitur për këtë lajm, por nga ana tjetër, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të saj. Aida Shtino drejton prej më shumë se dhjetë vitesh emisionin “Njerëz të Humbur”, i cili u ka dhënë zgjidhje problemeve të shumë shqiptarëve.