Pas disa vitesh shkëputjeje nga televizioni, moderatorja Aida Shtino do të rikthehet sërish në ekran.

Jo më me emisionin “Njerëz të humbur”, por me një program të ri të titulluar “Identiteti”.

Newsbomb shkruan se ky emision do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj, zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit tonë, pesonazhe të shquar shqiptare dhe dritë-hijet e tyre.

Histori shqiptare të patreguara më parë që kanë ngelur mister ndër vite, histori dhe enigma që ekzistojne sot në botë, por edhe në Shqiperi për të cilat është folur pak ose aspak, vende, kala, kështjella, kisha të cilat ruajnë një mister, do jenë në fokus të emisionit të Aida Shtinos.