Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Zvicër. Pas një defekti me avionin e tij të mëparshëm, Trump arriti dy orë me vonesë. Mësohet se, pas uljes nga avioni “Air Force One”, ai shkoi te helikopteri që do ta transferojë në Davos ku edhe pritet të takohet me udhëheqësit botërorë.

Trump pritet të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit në orën 14:30. Bëhet me dije se para presidentit amerikan, zbarkuan gjithashtu edhe disa nga anëtarët e ekipit të tij,si Shefja e Shtabit Susie Wiles, Sekretari i Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt të cilët do të jenë gjithashtu të pranishëm në Davos.