Artisët e mirënjohur, Aishe Stari dhe Haxhi Rama kanë konsumuar kafen e mëngjesit së bashku.
Ajo që ka ngjallur interes nga ky takim i dy miqve të mirë, është surpriza që ata po përgatisin për dashamirësit e tyre.
Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar ndjekësit e saj për këtë surprizë, ndërsa statusin e ka shoqëruar me një shprehje kaq të bukur për miqësinë:
“Miqësia e vërtetë është si librat … koha u jep atyre më shumë vlerë”.
Qendra fton qytetarët ta ndjekin për të mos e humbur surprizën, që dy artistët po “gatuajnë” për artdashësit.