SHBA, 10 prill 2013– Trendi i heqjes së dënimit me vdekje vazhdon, pavarësisht se disa vende rikthyen dënimin me vdekje në 2012-n, bën të ditur “Amnesty International”.

Ekzekutimet në Indi, Japoni, Pakistan dhe Gambia përbëjnë një regresion zhgënjyes, thekson AI.

Por, në vende të tjera, dënimi me vdekje konsiderohet “si diçka e së kaluarës”, tha Sekretari i përgjithshëm, Salil Shetty.

Pesë vendet, që kanë kryer më shumë ekzekutime mbeten Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.

AI nënvizon një rritje “alarmante” në përdorimin e ndëshkimit me vdekje në Irak, me pothuajse dyfishin e numrit të të ekzekutuarve në vitin e fundit, krahasur me 2011-n: nga 68 në të paktën 129.