Armando Sadiku nuk është më beqar! Ai tashmë është fejuar dhe zemrën ia ka marrë një fanse e tij.
Mësohet se ai është fejuar me një vajzë të quajtur Elona me origjinë kosovare, me profesion dentiste dhe jeton në Gjermani.
Njohja mes tyre ka nisur nga “Facebook”-u, ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë.
Lajmin e fejesës e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve më 30 dhjetor, por çdo gjë është mbajtur private.





