Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se modelja e njohur Irina Shayk ka nisur një romancë dashurie me Tom Brady.
Sipas një burimi për Page Six modelja është aq e vendosur që lidhja të funksionojë saqë ajo i ka ndërprerë kontaktet me disa nga miqtë e saj në mënyrë të shmangë ndonjë situatë të sikletshme.
“Ajo ka frikë se ndonjë thashethem mund ta “shkatërrojë” romancën e saj.”- tha burimi.
Mesa duket Irina i ka dhënë një rëndësi të madhe lidhjes me Bradyn, ndërsa sipas burimit lojtari i NFL zë një vend shumë të veçantë në jetën e modeles.
“Brady zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj”, deklaroi burimi i afërt me dyshen.
Kujtojmë që Shayk dhe Brady u panë së bashku në makinën e këtij të fundit në Los Angeles.