Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija ka kërkuar që prokuroria të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore përderisa kërkon zëvendësim të masës së sigurisë. Kalija u shpreh se zv,kryeministrja ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë.
Ndër të tjera ai shtoi se Balluku ka dorëzuar edhe dokumentet personale. Ndërkohë sot po mbahet mbledhja e “Komisionit të Mandateve” lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.
Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Ballukut, Ardian Kalija.





