Aurela është me besim mysliman, Azimi është i krishterë. Ky çift shqiptar u desh të largohej nga vendi i tyre në 2012-n, sepse u kërcënuan me vdekje nga rrethi familjar i cili nuk e pranoi lidhjen e tyre. Tetë vjet pas mbërritjes së tyre në Brest në Francës, ata janë ende në një ngërç: pa leje qëndrimi ose autorizim për të punuar.

Historia

Tetë vjet më parë ata u larguan nga nga vendi i tyre për t’ju shmangur hakmarrjes së familjes që nuk pranoi bashkimin e tyre, në emër të antagonizmave fetare. 

“Babai im është hoxhë. Kur zbuloi se po dilja me një katolik, ai donte të më detyronte të martohesha me një mysliman. Pastaj, duke parë që unë po rezistoja, ai kërcënoi se do të vriste shokun tim. Ne i kërkuam policisë mbrojtje, ata nuk pranuan”, thotë Aurela.

Për të jetuar dashurinë e tyre dhe për të shpëtuar jetën e tyre, ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ndërpresin lidhjen përgjithmonë.

Më 25 maj 2012, dy të dashuruarit bashkohen në një qytet tjetër larg rrethit familjar ku martohen në fshehtësi, me dy dëshmitarë. 

Dy ditë më vonë, është nisja e madhe për në Paris.

Sot ata janë prindër të dy fëmijëve të cilët kanë lindur në Brest.

Por e ardhmja e tyre është ende e paqartë pasi nuk e dinë ende nëse do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Francë.